FOTO - KALLXO - Jarinjë - 21.09.2021

VIDEO: Ekipet policore në Jarinjë të pajisur me snajperë e Kallashnikovë

Ekipet policore, të cilët janë të vendosura në disa pika në veri të Kosovës, më saktësisht në afërsi të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, janë të pajisura me armë të rënda, të cilat janë të klasifikuara në armë të gjata dhe të shkurtra.

Shumë qytetarë të veriut të vendit janë mbledhur afër pikës kufitare në Jarinjë si shenjë proteste ndaj vendimit të Minitrisë së Punëve të Brendshme për vendosjen e targave të përkohshme të Kosovës për çdo veturë nga Serbia që hyn në vend.

Ekipet policore të Njësisë Speciale intervenuese FIT, posedojnë aktualisht armët si snajperë, Kallashnikovë, mitralozë, armë të gjata me dylbi por edhe armët e shkurta të cilat janë armë primare për çdo zyrtar policor.

Në anën tjetër Njësitë Speciale Operative- NjSO janë të pajisura me armë të gjata si Kallashnikovë dhe të shkurtra si “Glock”, gaz lotësjellës, shock bomba.

Në pikën kufitare në Jarinjë janë të vendosura në tri pjesë të ndara më shumë se 6 autoblinda.

Pamje – Për herë të parë Policia e Kosovës ekspozon mitralozat