Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet në Beograd nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq | Foto: Edi Rama/Facebook

VIDEO - Edi Rama mbërrin në Beograd, pritet nga kryeministrja Ana Bernabiq

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka arritur në Beograd për Samitin e “Ballkanit të Hapur” .

Në një video të shpërndarë në Facebook, kryeministri Rama shihet duke zbritur nga aeroplani, derisa po pritej nga kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.

“Beograd – Pritja nga Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq” – shkroi Rama në Facebook ku bashkëngjiti edhe pamje.

Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Nisma është iniciuar nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019.

Nisma, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen”,  parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis të tria vendeve.

Derisa, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë të kundërshtojnë të bëhen pjesë e nismës.