VIDEO: Edhe 55 persona vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve

Numri i personave të ardhur nga vendet e jashtme e të cilët janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve po vazhdon të rritet.

Vetëm sot 55 qytetarë nga vende të ndryshme janë kthyer në Kosovë.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në lidhje me kthimin e qytetarëve në Kosovë dhe vendosjen e tyre në karantinë.

“Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim”, thuhet në njoftimin e Ministrit Abdixhiku.

Abdixhiku tutje shtoi se si ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit duke bërë apel sërish që shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat e Kosovës në vende të tjera të botës.

“I falenderoj të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit. I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi”, ka njoftuar Abdixhiku.

KALLXO.com ka siguruar edhe pamje të autobusëve të cilët nën përcjellje kanë arritur në Qendrën e Studentëve ku do të qëndrojnë për 14 ditë.