Video e veçantë organizimi i qytetarëve të Dragashit për pastrimin e rrugës

Në prag të zgjedhjeve që do të mbahen sot, shumë rrugë janë të pa pastruara për shkak të reshjeve të borës.

Por, në fshatin Bellobrad në Dragash ka qytetarë që me vetiniciativë pastrojnë rrugët për kalim.

Në adresën e KALLXO.com një qytetar ka dërguar një video që shihet se një burrë duke e pastruar rrugën e këtij fshati me traktor personal.

Sipas qytetarit, ky burrë i pastron çdo vit rrugët kur ato mbulohen me borë dhe janë të pakalueshme.

.