Foto: Eroll Bilibani/ Facebook (Screenshot)

VIDEO - E merr uji qendrën për aktivitete kulturore në Prizren

Një rrebesh shiu pasditen e së mërkurës ka bërë që uji t’i përfshijë disa prej hapësirave në qendrën për aktivitete kulturore “Evropa” në Prizren.

Një video që e ka publikuar në Facebook drejtori i festivalit “Dokufest”, Eroll Bilibani, shihet se uji ka mbuluar sipërfaqet e korridoreve brenda kësaj ndërtese.

“Parameno cka ish bo t’kish zgjat shiu 1 orë më shumë!”, ka shkruar drejtori i festivalit të filmit dhe dokumentarit, Eroll Bilibani.