Video: Dyshime se dy persona gjuajnë me 'armë' para stacionit policor në Pejë

Dyshohet se dy persona kanë gjuajtur me armë para stacionit të Policisë në Rajonin e Pejës dhe para Stacionit të Trenit.

Dy persona shihen në një video derisa shkrepin ‘armët’ e tyre disa herë para stacionit të Policisë në Rajonin e Pejës dhe para Stacionit të Trenit.

KALLXO.com ka siguruar pamjet që shihen dy persona derisa shkrepin ‘armët’ e tyre disa herë, mirëpo pamjet nuk shihet nëse bëhet fjalë për armë zjarri apo ndonjë armë tjetër. Sipas personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes, dy rastet kanë ndodhur disa minuta më parë.

Siç shihet edhe në videot e siguruara nga KALLXO.com, personat gjuajnë dhe më pas e vendos në brez atë që dyshohet që është armë.

Në dy video materialet e siguruara nga KALLXO.com njëra video shihet se njëri nga personat gjendet para Stacionit të Policisë në Pejë e tjetri gjendet para stacionit të trenit në po të njëjtin qytet.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Rajonit të Pejës, nga të cilët ende është në pritje të përgjigjeve të tyre.