
Ambulanca për Coronavirus - KALLXO
VIDEO: Duartrokitje falënderuese për mjekët, policët dhe zjarrfikësit nëpër qytetet e Kosovës
Përderisa gjatë sitës së sotme në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 9, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.
Për të përkrahur dhe falënderuar stafin shëndetësor, policët dhe zjarrfikësit për punën e tyre pa orar, disa qytetarë kanë ndërmarrë një nismë për t’i duartrukituar ata nga ballkonet e shtëpive.
“Ftoj që Prishtina por edhe Kosova në orën 21:00, të duartrokas nga ballkoni heronjëve që janë në detyrë: mjekëve, infermierëve, policisë, zjarrëfiksëve dhe të gjithë atyre që kujdesen për ne. E tërë Kosova me ju”, është mesazhi që po shpërndahet në rrjetet sociale Facebook e Instagram.
Duartrokitjet kanë filluar në orën 21: 00.
Më poshtë gjeni disa video që janë dërguar në adresë të KALLXO.com nga qytetarët. Në këto video dëgjohen duartrokitjet e qytetarëve në disa lagje të Prishtinës, në Fushë Kosovë dhe në Pejë.
Lagja Dardania në Prishtinë
Rruga “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë
Rruga C në Prishtinë
Në Fushë Kosovë
Në Pejë