Ilustrim

VIDEO - Doktori shqiptar nga Turqia: MSh-së në Kosovë 'i ka humbë rruga në oborr'

Doktori shqiptar, Sait Bilgin i cili jeton dhe vepron në Turqi tha këtë të martë se Sistemi Shëndetësor i Kosovës është në gjendje shumë të vështirë. Bilgin u shpreh se Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës “i ka humbë rruga në oborr”, pasi që sipas tij “20 persona me humbë jetën brenda ditës në Kosovës është problem i madh”. Doktori theksoi se nuk guxon që mjekët të kenë probleme me doreza apo maska. “Me një vend ku thuhet nuk ka dorëza e maska, aty është një katastrofë e madhe”, u shpreh Bilgin në një intervistë për emisionin “Për dite të mbarë” në RTV21.

#PDTM Doktori shqiptar nga Turqia #SaitBilgin thotë se Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës “i ka humbë rruga në oborr”

#PDTM Doktori shqiptar nga Turqia #SaitBilgin thotë se Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës “i ka humbë rruga në oborr”

Publiée par RTV21 sur Lundi 3 août 2020

Ai tutje bëri thirrje që të respektohen masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Doktori shqiptar gjatë kësaj interviste foli edhe për efektet që pritën nga vaksina kundër Covid-19.

“Ata që kanë me marrë vaksinë, nuk dmth që 100% ka me shpëtu, prapë mund të jetë Covid-19”, u shpreh ai duke shtuar se vaksina pritet ta dobësojë virusin. Mirëpo, doktori shqiptar nga Turqia, Sait Bilgin u shpreh se kanë kaluar 8 muaj që nga përhapja e virusit dhe ende nuk ka riinfeksione./21Media