VIDEO - Doktori rus që u takua me Putinin diagnostifikohet me COVID-19

Doktori me të cilin ishte takuar presidenti rus Vladimir Putin gjatë një vizite në  spitalin kryesor të Moskës është diagnostifikuar me coronavirus, raporton kanali televiziv shtetëror Rossiya 24.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Putin vizitoi të martën e kaluar spitalin Kommunarka, ku bisedoi me mjekun, Denis Protsenko. Asnjë prej tyre nuk kishin veshur pajisje mbrojtëse gjatë bisedës së tyre, treguan pamjet televizive nga vizita.