Video - Disa nga kompanitë shqiptare që bashkëpunonin me kompaninë ‘RAD’ tërhiqen nga veriu

Disa nga kompanitë shqiptare të cilat bashkëpunonin me kompaninë ‘Rad’, me pronar Radulle Steviq, kanë filluar të tërhiqen nga punimet që ishin duke i kryer si nënkontraktorë në veri të vendit.

KALLXO.com merr vesh se ky vendim për tërheqjen e tyre nga punët që ishin duke i realizuar si nënkontraktorë të kompanisë “Rad”, vije pasi kjo e fundit u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një video-incizim të siguruar nga KALLXO.com shihet se kamionët e njërës prej kompanive janë duke u larguar nga veriu i Kosovës.

 

Kallxo.com merr vesh se disa kompani shqiptare edhe zyrtarisht kanë vendosur ta ndërprejnë bashkëpunimin me kompaninë ‘Rad’ shkaku i listës së zezë amerikane.

Kompania “RAD” ka marr shumicën e tenderëve të Ministrive të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pronari i saj Radulle Steviq ditë me parë bashkë me disa persona të tjerë u fut në listën e zezë nga SHBA-ja.

Radoiçiq, Veselinoviq dhe serbë të lidhur me ta sanksionohen nga ShBA-ja

Edhe ministri Liburn Aliu është deklaruar lidhur me këtë kompani e cila është futur në listën e zezë nga SHBA-ja. Ai ka deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore për ndërprerjen e kontratës me kompaninë ‘Rad’.

Ministri Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për anulimin e kontratës me kompaninë ‘Rad’