VIDEO – Digjet vetura në Prizren

Një veturë është djegur në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren gjatë orëve të mbrëmjes.

Qytetarët kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty janë parë zjarrfikësit duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo cili është shkaktari i zjarrit.

KALLXO.com është duke provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës.