VIDEO - Digjet një veturë në Prishtinë

Një veturë është parë duke u djegur pak minuta më parë tek rrethi në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Qytetarët kanë dërguar video në KALLXO.com, në të cilën shihet djegia e veturës.

 

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia e Kosovës. KALLXO.com është duke pritur përgjigje nga Policia për më shumë detaje.