Digjet shtylla elektrike në lagjen "Agim Ramadani- Katana" në Mitrovicë të Jugut Foto: 15.09.2024 00:10h
VIDEO - Digjet një shtyllë elektrike në Mitrovicë të Jugut
Një shtyllë elektrike është djegur në minutat e para të datës 16.09.2024 në lagjen “Agim Ramadani- Katana” në Mitrovicë të Jugut.
Kështu kanë njoftuar banorët e kësaj lagje, të cilët thonë se ngjarja ka ndodhur në këtë datë pak pas mesnatës.
Një qytetar tha për KALLXO.com se nuk ka pasur lëndime si pasojë e djegies së kësaj shtylle.
“Ka ndodhë rreth orës 00:10. Shkaktar nuk ka pasë, nuk ka qenë e qëllimshme. Kanë intervenu KEDS-i, Zjarrfikësit dhe Policia. Kanë intervenu pas 10 minutash. Lëndime s’ka pasë. U ndëpre rryma deri sa e kena ndalë. Tash kemi rrymë”- tha qytetari në kushte anonimiteti më 16.09.2024.
Një qytetar tjetër, i cili ka banesën e tij përballë shtyllës së djegur, tha se pritej të ndodhte një gjë e tillë.
“Natën ka ndodhë, mas orës 24:00. Dëme nuk ka shkaktu. Intervenimi ka qenë i shpejtë. U nijke ma herët (shtylla) që do të ketë probleme por nuk intervenojke askush”- tha ai.
KALLXO.com kontaktoi edhe Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Lulzim Krasniqi, tha për KALLXO.com se kanë intervenuar menjëherë me qëllim të ndërrimit të aseteve elektroenergjetike.
“Njëjtë si në rastin në fjalë, ashtu dhe në çfarëdo rasti tjetër, pavarësisht rrethanave dhe shkaqeve, KEDS intervenon menjëherë me qëllim të ndërrimit të aseteve elektroenergjetike. KEDS falënderon qytetarët dhe mediat që raportojnë raste të ngjashme, për çka KEDS intervenon me prioritet, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë”- tha Krasniqi për KALLXO.com.