VIDEO: Digjet një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi është përfshirë nga flaka në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Taslixhe” rreth orës 22:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ymer Lutfi Paçarizi”.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.