VIDEO - Deputeti i Vetëvendosjes merr pjesë në dasmë në kohë pandemie

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, është parë duke marrë pjesë në një aheng familjar.

Në një video që e ka siguruar KALLXO.com, Rexhaj shihet duke kërcyer në këtë dasmë.

Në një përgjigje për KALLXO.com Rexhaj nuk e ka mohuar që ka qenë prezent.

“Kemi marrë pjesë në një aheng të ngushtë familjar të mikut tonë, në shtëpinë e tij dhe me familjen e tij”, ka thënë Rexhaj.

Ndërsa në  mbledhjen e 28 korrikut të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që të ndalohen mbledhitë apo ahengjet e tilla familjare apo private.

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Ditë më parë edhe Sekretari i Organizatave të Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj është parë në një ndejë në bjeshkët e Sharrit.

Në këtë ndejë që ishte organizuar nga disa blegtorë në ditën e gjedheve, shihen persona të shumtë të cilët kishin marrë pjesë në këtë ndejë, deri sa gjuajnë më armë zjarri.

Të shtëna armësh në ndejën me sharkia ku i ftuar ishte edhe Nasim Haradinaj