VIDEO- Deputetët bëjnë ‘selfie’ gjatë seancës

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bërë fotografi ‘selfie’ gjatë seancës së sotme, në pikën e rendit të ditës ku po votohet për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të KOSTT-it.

Në transmetimin e Kuvendit, shihet deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli bashkë me koleget e saj të grupit parlamentar si dhe deputete nga partitë e tjera.

Me këtë rast, deputetët nuk kanë respektuar distancën fizike, si një prej rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për shkak të pandemisë COVID-19.