Skema e keqpërdorimit nën asfalt

 

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetua hulumtimi për heshtjen e institucioneve shtetërore para një dukurie që po e shkatërron dhe degradon ambientin. Kompanitë që marrin tenderë milionësh nga shteti janë po ato që e shkatërrojnë dhe e degradojnë ambientin duke eksportuar ilegalisht dhe duke e marrë zhavorrin dhe dheun ne mënyrë ilegale e të njëjtin duke e hedhur në punishtet ku punojnë me paratë e buxhetit të shtetit.

Me paratë e buxhetit të shtetit në verën e  vitin 2019 ishte financuar degradimi i ambientit

Fatmir Gërguri, kryeinspektor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka thënë se rreth 90 përqind e materialit në dy lotet për ndërtimin e rrugës Dollc – Gjakovë është ilegal.

“Te Ministria e Infrastrukturës e kemi problemin aktual tek zgjerimi i rrugës Dollc – Gjakovë dhe gjatë inspektimeve tona kemi takuar dy operatorë të cilët materialin e shfrytëzuar ilegalisht e kanë përdorur në infrastrukturë në shtrimin dhe mbushjen e rrugëve atje”, tha kryeinspektori Gërguri.

Edhe pse kjo ka ndodhur vitin e kaluar, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit thotë se nuk ka informacione të tilla.

“Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, për realizimin e këtij projekti janë të kontraktuar 8 (tetë) operatorë ekonomikë të ndryshëm të cilët janë të ndarë në 8 lote. Menaxherët tonë të cilët i mbikëqyrin punimet në realizimin e këtij projekti deklarohen, se në asnjë rast nuk është përdorur zhavorri i lumenjve në mbushjen e gërmimeve të cilat kanë qenë të parapara në projekt”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe ambientit.

Pronari i kompanisë Via SHPK, Drilon Shamolli, pranon se ka marrë materialin në fshatin Kramovik të Rahovecit dhe për këtë e ka paguar gjobën prej 7 mijë euro në KPMM dhe dënimin prej 1 mijë euro nga Gjykata e Gjakovës.

“Ne jemi kompania që jemi duke i kryer punimet ne lotin e 3 të rrugës Dollc Gjakovë, njëri nga fshatarët ka ardhur me kërkesën se ne pronën e tij me ja hekë një pjesë të materialit, pas një dite që kemi filluar punimet  ka ardhur inspektorati dhe kanë vazhduar me proceduarat e tyre”, thotë Shamolli.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!