VIDEO - Dardan Molliqaj akuzon Policinë e Kosovës se është e dirigjuar politikisht

Kryetari Partisë Socialdemokrate ka bërë thirrje te Policia e Kosovës që t’i  lejojnë ta mbajnë fjalimin nga shkallët e hyrjes së qeverisë.

Molliqaj ka deklaruar se i siguron të gjithë se nuk do të tentojë të hyjë brenda Qeverisë.

“Kjo polici mbrapa është e dirigjuar politikisht. Para 3 dite, është mbajtë protestë me të njëjtë kauzë dhe qetu është mbajtë fjalimi. Janë mbi shpinën time, thu ti se çka është bërë. Policisë të pasjellshëm e të dirigjuar politikisht. Po ju siguroj që nuk hyjmë në objekt, se nuk jemi budallë”, ka thënë Molliqaj.

Policia e Kosovës është tërhequr dhe zyrtarë të PSD-së kanë nisur fjalimet e protestës së sotme.

Molliqaj e ka quajtur kryeministrin Kurti “tuc” dhe që e sheh vetën e tij si “supermen”

Protesta është duke vazhduar.