VIDEO: Çka u gjet në veturën e shtëpitë e të dyshuarve për fajde në Prizren

 

Arrestime, dëshmi e kërcënime u shfaqën në emisionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë”.

Një furrtar kishte rënë pre e fajdeve në Prizren ndërsa të dyshuarit në këmbim të 50 mijë eurove po ia kërkonin shtëpinë vlera e së cilës ishte 400 mijë eurove.

Meqë kjo vlerë e shtëpisë nuk ishte e vogël, një furrtar prizrenas kishte vendosur të bashkëpunonte me prokurorinë pasi që dy vëllezër të dyshuar po i kërkon kamatën për paratë që ia kishin dhënë borxh furrtarit.

Pas arrestimit të të dyshuarve Prokuroria Themelore në Prizren por edhe policia kishin gjetur mjaftueshëm prova se dy vëllezërit po merreshin me fajde.

Fajdeja është veprimtari ilegale e cila është e dënueshme sipas ligjeve kosovare.

Pas arrestimit të të dyshuarve, policia gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarve kishte gjetur dokumentacionin e kadastrit të shtëpisë dhe lokalit të furrtarit e cila sipas këtij të fundit të dyshuarit donin të ia merrnin për fajde.

Një shumë të madhe parash që kishte marrë furrtari nga të dyshuarit i kishte kushtuar që ai në formë kamate të kthente 15 përqind më shumë para se sa që kishte marrë.

Pamjet ekskluzive të bastisjeve u transmetuan emisionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë”.

Pas kontrollit të veturës, policia mori urdhër që të kontrollonte edh shtëpitë e të dyshuarve.

“Prokuroria me rastin e bastisjes, ka gjetur dokumente të ndryshme në veturë dhe shtëpitë e ku banojnë të pandehurit. Mes tyre janë konfiskuar edhe një sasi armësh, gjithashtu janë sekuestruar edhe dokumente të ndryshme edhe kontrata”, tha prokurorja Arjana Shajkovci.

Me provat të cilat u konfiskuan e sekuestruan nga ana e policisë nën urdhrin e Prokurorisë Themelore në Prizren, prokurorja kishte marrë mjaftueshëm prova që të paraqiste në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për dy të pandehurit.