Pamje: Çka ndodh nëse kosovarër nuk paguajnë haraç në kufirin Shqipëri - Mali i Zi?

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet ekskluzive si Policia e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi u marrin haraç kompanive turistike të Kosovës në pikat kufitare mes këtyre dy shteteve.

Pamjet se si këta shoferë i fusin paratë në dokumente për t’i dorëzuar me pas te policët dhe doganierët e kufirit të Shqipërisë. Siç shihet edhe në pamje dhe nga biseda e shoferit, paratë përfundojnë te policët kufitarë.

Gazetari: Allahile po thu që secili autobus që hyn…

Shoferi: Secili autobus që hyn 5 (euro) e ka të sigurt.

Gazetari: E pse vëlla duhesh me ia dhanë, a nuk je me letra a?

Shoferi: Jo me letra jam po nuk të lëshojnë. Qashtu krejt e kanë rregull këta.

Gazetari: Po pse nuk të lëshon?

Shoferi: Po del t’i vonon një nga një dokumentet edhe të mban qaty, çanta e krejt i hallakatë.

Policia e Shqipërisë nuk kishte pranuar të flasë para kamerave të emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’. Ata përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se do të reagojnë pas transmetimit të këtyre filmimeve.

“Ne rast se ju keni prova dhe i konsideroni prova te vlefshme ato qe keni.  Atëherë  bëni publike dhe  me pas na i vendosni edhe ne si Polici e Shtetit ne dispozicion qe te kryejmë hetimet tona dhe te marrim masat e duhura ne rast se rezulton kështu siç po thoni ju. Dhe sigurisht mbi bazën e provave tuaja dhe hetimeve te kryera do ketë edhe prononcim përkatës”, thuhet në përgjigjen e policisë së shtetit nga Republika e Shqipërisë.