VIDEO - Cilat ishin arsyet e tërheqjes së gjyqtarit nga lënda e ish-zyrtarit të Komunës së Pejës

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” mbrëmjen e sotme u transmetuan analizat e lëndëve gjyqësore të cilat priten të parashkruhen muajt në vijim për shkak se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka ndaluar mbajtjen e seancave për shkak të pandemisë që është përhapur në Kosovë.

Njëra nga lëndët që do të parashkruhet është edhe ajo ndaj Shefit të Zyrës se Personelit në Drejtorinë për Administratë Komunale të Komunës së Pejës, Muhamet Kelmendi.

I njëjti është akuzuar për cënim të të drejtave në mardhënien e punës

Lënda për të cilën akuzohet shefi i personelit i është dorëzuar Gjykatës së Pejës me 30 shtator të vitit 2016.

Që nga ajo kohë lënda nuk është kryer ndërsa nga rasti është tërhequr një gjyqtar dhe ka kaluar në një tjetër.

Gjyqtari Sejdi Blakaj më shumë se 6 muaj nuk e gjykon rastin e Muhamet Kelmendit për shkak të pakënaqësive të këtij të fundit në lidhje me një gjykim në një rast më herët.

“Kjo lëndë ka qenë te unë fillimisht dhe kam dashtë me e bashku me lëndën tjetër për të cilën e ka humbur në këtë rast ky i dëmtuari, mirëpo tu e pa që raportet janë aq të acaruara sa është e pamundur me e zgjeru dhe thash ta kryej njëherë lëndën e parë e mandej tjetrën, dhe kemi mbajtë shumë seanca, bile janë shty seanca për 3-4 muaj me kërkesë të të dëmtuarit, sepse ka thënë a bëjmë me shty, dhe është sjellur mirë unë si gjithmonë që sillem mirë mirëpo momentin kur e kam marrë vendimin e lëndës së parë pra jo kësaj që tani pritet të parashkruhet, nuk ka lënë gazetë as media pa fol çka është më e keqja për mua ndërkohë ka bërë edhe kërkesë me shkrim në Këshill Gjyqësorë e në Gjykatë të Apelit te Kryetari i Gjykatës sonë (në Pejë) për mua dhe kur e kam parë se cfarë po thotë ai për mua se unë i kam dërguar një vendim të padrejtë të korruptuar dhe politik, dhe mënjëherë e kam bërë kërkesën kryetarin tonë që këtë lëndë ta heq nga unë”, ka sqaruar gjyqtari Blakaj.

Ai tutje tregon se lënda ishte kryer shumë më herët nëse kishte qenë te ai.

“A e din pse parashkruhet ajo lëndë, sepse nuk është te unë se ajo ish kryer kaherë, kjo ka 7 muaj që nuk është te unë landa prej datës 26 shtator landa nuk është te unë. Menjëherë kam bërë kërkesën sepse nuk bën me gjyky gjyqtari që është përtej i padenjë, merre me mend çka ka thanë, për 7 muaj unë e kisha kryer shtatë herë. Lënda është te një gjyqatar tjetër nuk e di te kush është”, shtoi gjyqtari.

Tutje ai shtoi edhe se pse kishte kërkuar tërheqjen nga lënda.

“Unë e kam bërë kërkesën për përjashtim, kryetari e dërgon diku tjetër unë skam lidhje as ku është lënda.  Nuk e di unë, po të them me caktu menjëherë edhe me kry menjhërë pasi që e kryjta edhe landën e parë kryesore që ka qenë shumë problematike dhe kam kryer në mënyrë shumë profesionale, por kur pashë që ai çka po shkruan për mua unë kërkova përjashtimin dhe përjashtimi më është aprovuar dhe landa shkon te gjyqatri tjetër. Unë për shtatë muaj se kam landën e për shtatë muaj unë e kisha kryer shtatë here”, shton ai.

Gjyqtari Blakaj tregoi edhe se sa ndikon parashkrimi i lëndëve në performancën e gjyqtarëve.

“Ne kemi shumë lëndë, konkretisht unë kam lëndë penale dhe paraprake dhe gjithë kolegët e mi kanë, do të thotë jemi shumë të angazhuar pastaj duhet me i përcjell këto parashkrimet relative dhe absolutet dhe kemi vërtet jemi të ngarkuar. Mund të ndodh që ndonjë lëndë të parashkruhet por qëllimisht asnjë koleg i imi këtë nuk e bënë. Pjesën më të madhe lëndët kryhen nuk parashkruhen, gjyqtarët punojnë dhe ndodh në gjithë botën që lëndët të parashkruhehen por tepër rallë, unë po them për fajin tim kjo landë nuk kish me u parashtru kurrë asnjëherë”, shtoi.