VIDEO: Breshri zbardh Kishnarekën

Kosova është përfshirë nga reshje të shumta të shiut të shoqëruara edhe me breshër. Breshri ka shkaktuar dëme të mëdha në kultura të ndryshme bujqësore.

Një qytetar në KALLXO.com ka dërguar disa foto dhe video nga fshati Kishnarekë i Komunës së Drenasit, ku shihet breshri kishte zbardhur tokën.

Në foto shihet oborri i tëri i mbuluar me breshër.

Shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike si shkak i erës dhe motit të lig.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për KALLXO.com, se tani më janë evituar problemet me energjinë elektrike dhe ekipet kanë dal në teren.

“Erërat e forta sot kanë shkaktuar shumë prishje në rrjetin elektrik. Zonat më të afetkuara janë Ferizaj dhe Gjilani në Anamorave dhe rajoni i Pejës. Ekipet kane dalë menjëherë në të gjitha zonat e afektuara dhe jam duke i sanuar ato prishje në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Buzhala