VIDEO – Bora vështirëson qarkullimit në rrugët e Kosovës

 

Reshjet e borës të cilat kanë filluar që nga mëngjesi i sotëm kanë krijuar kolonë të veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Kamionë, vetura, autobusë kanë krijuar kolona të gjata për shkak të gjendjes së rrugës pak orë pasi ka filluar të bjerë borë.

Në videoxhirimin e siguruar nga KALLXO.com shihen edhe dy zyrtarë policorë të cilët dalin të shohin gjendjen e bllokuar të automjeteve pas kolonës së krijuar.