Foto: KALLXO.com

VIDEO - Bëhet shkrumb nga flaka një automjet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një automjet ka marrë flakë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në zonën e Ferizajt.

KALLXO.com ka pranuar një raportim nga një qytetar ku shihet vetura duke u djegur në rrugë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.