VIDEO - Batutat e deputetit të VV-së Jahja Kokaj në seancën konstituive

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të ri të Kosovës, Jahja Koka, i cili vjen nga radhët e  Lëvizjes Vetëvendosje, e ka drejtuar seancën konstituive të legjislaturës së shtatë.

Kokaj ka shkëmbyer disa batuta gjatë shqyrtimit të tri pikave të rendit të ditës së kësaj seance.

Në transmetimin e drejtpërdrejtë nga Kuvendi është dëgjuar edhe deputetja më e re e Kuvendit, po ashtu nga VV-ja, Fjolla Ujkani, e cila i ka thënë Kokajt: “Mos u merr me ta”, pas të qeshurave që dëgjoheshin në sallën plenare.

Në seancën konstituive, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës është zgjedhur Glauk Konjufca i VV-së.