VIDEO - Bartje e rrezikshme e materialit në autostradë

Një transport i rrezikshëm i materialit ka ndodhur sot.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com pamje, në të cilat shihet se si një kamion bart në mënyrë të rrezikshme armaturë.

Kamioni me armaturat e dala jashta hapësirave të rimorkios është parë duke lëvizur në magjistralen Pejë-Prishtinë, duke u kyqur më pas në autostradë në afërsi të Fushë-Kosovës.

Kjo bartje ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, pasi shoferi nuk kishte vendosur asnjë shenjë për të treguar se deri ku janë armaturat, anash dhe prapa.

Kjo është videoja e dërguar nga qytetari.