Lufta në Ukrainë, Foto: VOA

VIDEO-Banorët e Irpinit në Ukrainë kthehen në shtëpitë e plaçkitura e të minuara

Kapiteni i pensionuar i Marinës ukrainase, Andriy Ryzhenko, është kthyer në shtëpinë e tij, në qytezën e shkatërruar të Irpinit, të cilën e ka gjetur të hallakatur e të plaçkitur nga trupat ruse.

Ryzhenko, i cili ishte stërvitur me forcat e NATO-s, ka ikur bashkë me familjen e tij, më 24 shkurt, pasi druante se mund të sulmohej nga forcat pushtuese ruse.

Ekspertët e eksplozivëve kanë kërkuar mina në shtëpinë e Ryzhenkos, pasi disa granata janë gjetur te një fqinj. Ryzhenko thotë se janë vjedhur mijëra dollarë para të gatshme dhe stoli, si dhe ushqime, veshje të brendshme dhe këpucë./REL