(VIDEO) Autoritetet shembin objektet e dëmtuara në Thumane

Autoritet në Shqipëri kanë filluar me rrënimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti në Thumanë.

Disa objekte janë dëmtuar tërësisht nga tërmeti, ndërsa disa të tjera janë dëmtuar deri në atë masë sa janë të pabanueshme.

Për shkak të sigurisë, autoritetet në Shqipëri kanë marrë vendim që t’i shembin ndërtesat e dëmtuara në shkallë të lartë.

Tërmeti i para dy ditësh në Shqipëri ka lënë mbi 40 njerëz të vdekur, derisa edhe shumë tjerë të lënduar.

Më poshtë mund ta shihni videon e shembjes së objekteve të dëmtuara.