VIDEO: Autobusi në Abri të Epërme ngec nga bora

Reshjet e vazhdueshme të borës dhe erërat e fuqishme kanë penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Abri e Epërme të Komunës së Drenasit.

Sipas një qytetari që ka dërguar video në KALLXO.com, bora ka bllokuar rrugën kryesore të fshatit.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Raportuesi ka bërë të ditur se autobusi që po barte udhëtarë ka ngecur.

KALLXO.com kupton se autobusi është i kompanisë ‘Abria Tours’.

Kjo kompani ka deklaruar për KALLXO.com se erërat e fuqishme e kanë zhvendosur një sasi të madhe të borës në rrugë e që si rrjedhojë e ka pamundësuar qarkullimin.

“Kemi pritë aty deri rreth orës 9:00 kur ka ardh kompania me pastru borën. Udhëtarët i kemi bartë në një autobus tjetër dhe kemi vazhdu”, ka thënë kjo ‘Abria Tours’.

VIDEO:

KALLXO.com ka raportuar dje se banorët e disa lagjeve në fshatrat Kishnarekë dhe Llapushnik të Komunës së Drenasit po rrezikohen nga shtyllat e energjisë elektrike.

Pas reshjeve të dendura të borës gjatë mbrëmjes së kaluar, janë rrëzuar shtyllat elektrike të drurit që gjenden në afërsi të vendbanimeve të qytetarëve.

KEDS-it i duhen edhe 5 vjet për t`i ndërruar shtyllat që janë në gjendje të rëndë