Foto: KALLXO.com

VIDEO: Autobusi i linjës 1 lëviz nëpër trotuar

Për shkak të një kolone në rrugë, shoferi i një autobusi të linjës 1 nuk është duruar dhe ka vendosur që rrugën ta vazhdojë nëpër trotuarin buzë rrugës Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga KALLXO.com, autobusi lëviz nëpër trotuar.

Shembullin e shoferit të këtij autobusi e ndjekin edhe shoferët e një kamionete, të një motoçiklete dhe të një autobusi tjetër.

Në pamje shihet se në kohën kur autobusi është duke lëvizur nëpër trotuar përballë është duke lëvizur një qytetar me biçikletë.

Një qytetar ka treguar se sot para orës 16:00 janë krijuar kolona të gjata në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Këto janë pamjet e siguruara nga KALLXO.com:

Vitin e kaluar, KALLXO.com ka publikuar pamje të një vozitjeje skandaloze të një autobusi në Prishtinë.

VIDEO: Vozitje skandaloze e autobusit në Prishtinë

www.kallxo.com