VIDEO - Autobusët ndërurbanë ia mësyjnë qeverisë

Shoqata e Transportit Rrugor ka filluar protestën e paralajmëruar për ditën e sotme, në lidhje me ndihmat e premtuara nga qeveria.

Autobusë të firmave nga e gjithë Kosova tani se veç kanë arritur në hyrje të Prishtinës, ndërsa sipas një video që ka siguruar KALLXO.com, kolona është mjaft e gjatë.

Këta autobusë, në shenjë proteste ndaj Qeverisë, do të parakalojnë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa nga Policia e Kosovës ende nuk dihet nëse do të lejojnë hyrjen e këtyre autobusëve në qytetin e Prishtinës.