VIDEO - Autoblindat e Njësisë Speciale të Kosovës vendoset në kampin e Policisë ‘Belvedere’ në Mitrovicën e Jugut

Ekipi Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka filluar të mblidhet në kampin ‘Blevedere’ në lagjen Bair të Mitrovicës së Jugut.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugët në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinje, Bërnjakë dhe Rudarë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Kryeministri Albin Kurti përmes një video-adresimi ka deklaruar se sitautëa në veri mund të jetë sfiduese në vazhdim për shkak të ngjarjeve që po ndodhin atje.

VIDEO – Kurti: Do të veprojmë në mbrojtje të qytetarëve dhe sovranitetit të vendit