VIDEO: ATK kontrollon furrën e bukës

Emisionit i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar pamje ekskluzive të inspektimeve dhe kontrolleve të ATK-së ndaj bizneseve të ndryshme.

Informacione të drejtuara në KALLXO.com dhe të bartura në Administratën Tatimore të Kosovës kanë verifikuar se shumë biznese operojnë pa arka fiskale, pa punëtorë të regjistruar e madje edhe pa mjete të duhura pune.

Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, kontrolluan një furrë buke. Aty sipas informacioneve shitej buka ndërsa blerësve nuk u jepej kuponi fiskal i obliguar për çdo biznes.

Inspektorët e ATK-së nga regjioni i Mitrovicës dolën ne teren për ta verifikuar informacionin.

“Jemi nga ATK regjioni i Mitrovicës sot kemi planifikuar ta zhvillojmë një vizitë tek një furrë buke për arsye që sipas një qytetari që është ankuar në kallxo.com kjo furrë buke nuk lëshon kuponë fiskal kryesisht nga ora 18;00 deri në ora 20;00

Inspektohet gjatë vizitës konstatuan se ky tatim pagues nuk lëshon kuponë fiskal në mënyre të rregullt  dhe të dhënat e grumbulluara nga inspektimi do të trajtohen sipas ligjit në fuqi të ATK-së.