Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO - Asamblistja e LVV-së ia përmend në debat premtimin e pambajtur Gazemend Muhaxherit

Kandidati për kryetar të Pejës dhe kryetari aktual nga LDK-ja, Gazmend Muhaxheri, në Debat Pernime u kritikua për mosmbajtjen e premtimit të tij për emërimin e një gruaje nënkryetare të komunës.

Kandidatja për asambliste nga Lëvizja Vetëvendosje, Hidajete Nikçi tha se Muhaxheri s’e ka mbajtur këtë premtim.

“Ne e dimë  që premtim i mëhershëm i z. Muhaxheri ka qenë që edhe nënkryetaarja e komunës të jetë femër, por e shohim që nuk është realitet, premtimet s’i ka realizuar”, u shpreh ajo.

I pyetur se nëse e ka premtuar këtë, kandidati për kryetar të Pejës ng LDK-ja, dhe kryetari aktual Gazmend Muhaxheri tha se “si mundësi me siguri”.

Në mbrojetje të Muhaxherit i doli kandidatja për asambliste nga LDK-ja, Xhenet Syka-Kelmendi.

“Filozofia jonë është që gruaja të mos jetë vetëm shërbyese adminstrative. Nuk do të thotë të jesh drejtoreshë për të barazuar gjininë. Mund të reflektoshs gjithandej nëse promvon projektet që shkojnë në favor të barazisë gjinore”, tha ajo kur u pyet se pse Peja i ka vetëm katër drejtoresha.

Mirëpo, Muhaxheri e kishte premtuar para 4 viteve emërimin e një gruaje nënkryetare të Pejës.

“Besoj që numri i tyre do të shkoj prej 3 deri në 5 dhe nënkryetarja e komunës do të jetë e gjinisë femërore”, kishte premtuar Muhaxheri edhe kur u pyet para tri viteve për barazinë gjinore në komunë.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Pejës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Pejës: Gazmend Agusholli nga LVV; Gazmend Muhaxheri nga LDK; Kreshnik Husaj nga PDU dhe Rrustem Berisha nga AAK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Pejës: Albulena Mujaj Bajraktaraj dhe Xhenet Syka Kelmendi nga LDK; Arlinda Selmani dhe Vera Kolgjeraj nga AAK; Arta Nallbani dhe Flutra Kasapolli nga PDK; Eleonora Bala dhe Hidajete Nikçi nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.