VIDEO - Arrestohet një person në qendër të Prishtinës

Pak momente më herët Policia ka arrestuar një person tek Ministria e Arsimit në Prishtinë.

Në bazë të disa pamjeve të siguruara nga KALLXO.com, në vendin e ngjarjes janë parë në tokë një armë dhe shufër.

Në vendin e ngjarjes Policia ka ndaluar katër makina.

Më poshtë gjeni pamje nga ky aksion.

 

KALLXO.com ka provuar të marrë detaje nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka pasë përgjigje.