VIDEO - Arrestohet në Shqipëri i kërkuari nga policia italiane

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person në Tiranë, e i cili ishte në kërkim nga drejtësia italiane.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se përmes informacioneve të siguruara nga inteligjenca ka arritur të gjejë vendndodhjen e të dyshuarit 46-vjecar.

“Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit S.S., banues në Vlorë” – thuhet në njoftimin e Policisë.

S.S. është i dënuar në Itali me 13 vjet e 6 muaj burg për vepra penale “Shkelje e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata Kriminale.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim” – thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

“Shtetasi S.S., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali” – vazhdon komunikata.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën janë duke i ndjekur procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.