Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, Foto: PSD/ Facebook

VIDEO - Arrestohet Dardan Molliqaj

Policia e Kosovës ka arrestuar Kryetarin i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj brenda objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Policia ka larguar nga zyrat e ZRrE-së edhe aktivistë të tjerë të këtij subjekti.

Policia e Kosovës ka arritur në zyrat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ku Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të këtij subjekti po ballafaqohen me kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu brenda zyrave të këtij institucioni pas vendosjes së tarifave të reja.