VIDEO: Arrestimi i qytetarit që e quajti hajn presidentin Thaçi

Një qytetar është ndaluar nga truprojat e presidentit Hashim Thaçi, e më pas është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në stacion policor.

Qytetari Veron Hasani, për të cilin u tha se ishte aktivist i LVV-së, ishte ndaluar pasi që e kishte quajtur hajn presidentin Thaçi teksa ky po mbante një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Teksa policët po e çonin në veturë Veron Hasanin dy qytetarë të tjerë tentonin t’i pengonin policët, duke kërkuar prej tyre se cila ishte arsyeja e arrestimit të tij.

Këto janë pamjet nga ky rast: