Ilustrim - Policia në aksion

VIDEO: Arrestim në rrugë në qendër të Gjilanit

Një qytetar është arrestuar gjatë ditës së sotme në qendër të Gjilanit.

KALLXO.com ka siguruar një video në të cilën shihen zyrtarët policor të cilët bëjnë arrestimin e qytetarit.

Në bazë të burimeve të KALLXO.com, qytetari është arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje.

Në video shihet se së bashku me zyrtarët policor është edhe një person me rroba civile i cili asiston në arrestimin e personit të dyshuar.

Sipas burimeve të KALLXO.com, personi në fjalë është zyrtar policor, i cili ka rastisur që të jetë prezent jashtë detyrës zyrtare dhe ka ndihmuar zyrtarët policorë në arrestim.

KALLXO.com po pret një përgjigje nga policia në rajonin e Gjilanit në lidhje me këtë rast.