VIDEO: Arrestim në mes të rrugës në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Pejës.

KALLXO.com ka siguruar video ku shihet arrestimi i një burri në qendër të qytetit të Pejës.

Sipas videos, personi fillimisht i ka rezistuar arrestimit, ndërsa më pas është shoqëruar në pranga nga policët për në stacionin policor.