VIDEO - Arben Vitia tregon se kur do të pajisen klinikat me Remdesivir

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar sot në një konferencë për media se deri në fund të kësaj jave pritet të furnizohen me ilaçin Remdesivir.

Sipas ministrit Vitia, klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 do ta kenë Remdesivirin në stoqe në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër.

“Procedurat për Remdesivirin kanë filluar, janë para përfundimit. Shpresojmë që deri në fund të kësaj jave do të sigurohen. Nëse jo në fund të javës atëherë në fillim të javës tjetër Remdesiviri do të jetë nëpër klinikat tona”, thotë Vitia.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në nivel vendi janë regjistruar edhe 1 mijë e 29 raste pozitive me COVID-19, kurse kanë vdekur 24 qytetarë.