VIDEO - Ankohet qytetari në protestë, thotë se nuk ka me çka ta paguajë rrymën

Gjatë protestës së PDS-së për shtrenjtimin e tyre, qytetarët janë ankuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Një qytetarë është ankuar se duhet të marrë kredi që t’i mbulojë shpenzimet e rrymës.

“O kuku për mu, 270 euro i kam kredit i marr, nuk e di ka me ia dalë me pagu tash rrymën. Fëmijët i kam në fakultet, shkollë pasha zoten nuk kam pare me ju dhanë. Gjumin nuk po me zen që na kanë shtrenjtua rrymën, qysh me i shkollu fëmijët”, ka thënë qytetari.

Qytetari gjithashtu kritikoi kryeministrin, Albin Kurti po mendon vetëm për veten.

“S’po mendon ai për neve, veç për veten, populli i shkretë po hekin . Pastrues i shkollës jam, prej orës 5 e deri në 5 punoj në dy ndërrimet. Çdo send është shtrenjtë. S’po pajtohem kurrqysh me shtrenjtim. Krejt borxhe ka me u mbush populli, nuk kam ka me ia dalë”, ka deklaruar qytetari.