Albin Kurti - LV - FOTO KALLXO

VIDEO - Albin Kurti tregon pse nuk u pajtua për një operacion të Policisë në veri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në intervistën ekskluzive përballë Jeta Xharras tha se ka anuluar operacione të Njësive Speciale në Zubin Potok e Karaçevë, kjo e fundit një pjesë e cila nuk mbikëqyret nga ana e Policisë së Kosovës për shkak se gjendet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe vëzhgohet nga ana e KFOR-it.

Kurti përmendi se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dy herë ka kërkuar nga Kurti që të zhvilloheshin operacione policore në këto zona.

“Dy herë, ish-ministri i Brendshëm një herë me Zv.Kryeministrin (Avdullah) Hoti kërkuan që të marrë miratimin tim për aksione policore kundër krimit dhe korrupsionit me ç’rast thonin se janë të përgatitura mirë vetëm pritet edhe një lloj  miratimi nga ana ime, e asaj që ishte ndërmarrje policore e studiuar thellë e përgatitur gjatë. I kam pyetur ku është ky aksion, më thanë njëherë në Zubin Potok e njëherë në Karaçevë, në atë pjesë e territorit që në bazë të marrëveshjes së Kumanovës mbase edhe nuk është e qartë a është në Kosovë apo Serbi por e dim që është pjesë e Kosovës. Pastaj unë kërkova sqarime që të ketë një lloj teksti analize se pse do të kishin sukses këto operacione meqënëse nuk kemi përvojë të mirë në ndërhyrje në këto zona. Dhe kur kam kërkuar diça me shkrim si dëshmi nuk më është dhënë asnjëherë saqë jam detyruar të them se… “, tha Kurti.

Ai shtoi edhe se kur ka kërkuar detaje nga Veliu për këto aksione, nuk i ka marrë asnjëherë.

Unë besoj që po të thotsha unë po do të vinte edhe urdhëri por u detyrova të them se numri më i madh i të korruptuarve dhe kriminelëve për metër katror në aspektin ekonomik. Ka pasur të bëj me krim dhe korrupsion pa hollësi vetëm më thuhej gojarisht. Çështja është që numri më i madh i krimineëve është në kryeqytet si bëhet që vazhdimisht duhet të luftohet krimi korrupsioni diku ku duhet të fërkohemi me Serbinë por nuk kemi plan se si duhe të vazhdohet më tutje, sepse nuk ka vetëm dështime spektakulare por edhe dështime katastrofale, ti mund të arrestosh katër veta por nëse ngriten 40 barrikada për katër veta ti ke dështuar përsëri”, shtoi Kurti.

Kurti gjithashtu përmendi edhe se ndërhyrjet e tilla policore që kanë ardhur si ide nga Veliu në fakt ishin lojë e Presidentit Hashim Thaçi.

“Por një operacion specifik policor kërkohej nga kryeministri që të ndodhte diku u ka edhe probleme politike. Ndërhyrjet e tilla kanë qenë një lojë e Presidentit”, tha Kurti.