VIDEO - Albin Kurti tregon arsyet e shkarkimeve në Ujësjellësin "Prishtina"

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media ka folur edhe për bordet e emëruara në Ndërmarrjet Publike.

Kurti ka thënë se bordi i Ujësjellësit u shkarkua sepse në këtë ndërmarrje u gjetën shumë shkelje.

“Është mbajtur mbledhja e bordit të përkohshëm të Ujësjellësit, dhe është vendosur që të shkarkohet kryeshefi dhe është kthyer ushtrues i detyrës së kryeshefit. Nuk është shkarkuar auditori i brendshëm. Të gjitha këto janë marrë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrje. Bordi është dashdtë të marrë masa të menjëherëshme”, ka thënë Kurti në konferencë.

Kurti deklaroi se Kompania Rajonale e Ujësjellësit në vitin 2016 kishte rreth 860 mijë euro fitim, ndërsa në vitin 2016 kishte rënë në humbje.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se menaxhmenti i Kompanisë nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e Auditorit dhe nga Auditori janë gjetur shumë shkelje.