VIDEO - Albin Kurti në #DebatPernime i përgjigjet serbisht analistit nga Mitrovica e Veriut

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti duke iu përgjigjur pyetjes të Dushan Radakoviq, analist nga Mitrovica e Veriut për heqjen e taksës dhe bashkëpunimin në të ardhmen në politikë, ka thënë se ai preferon serbët që e pranojnë shtetësinë e Kosovës.

Kurti tha se tarifa aktuale 100% ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

“Së pari ne do ta zëvendësonim tarifën 100% me reciprocitetin e plotë, së dyti do të preferonim për ministra serb të cilët nuk janë të dirigjuar nga Beogradi por përfaqësojnë interesat e komunitetit serb në Kosovë dhe pranojnë shtetin tonë”, tha Albin Kurti në Debat Pernime.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.

Programi i Albin Kurtit #DebatPernime

Programi i Albin Kurtit #DebatPernime

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 26 septembre 2019