
VIDEO - Albin Kurti konfirmon dështimin e bisedimeve për koalicion me LDK-në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se bisedimet për koalicion qeveritar me LDK-në nuk kanë prodhuar marrëveshje.
Në një deklaratë të lëshuar në Facebook, Kurti ka thënë se bisedimet nuk kanë prodhuar rezultat.
Një ditë para se Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit të konstituohet, Kurti ka thënë se do të provojë të gjejë një zgjidhje deri në momentin e fillimit të seancës, e cila është thirrur për nesër në orën 15:00.
“Është obligimi imi moral e politik, shtetëror e kombëtar, që në seancën inauguruese të legjislaturës së 7 do të shkomë pa dakordim për qeveri. Marrëveshjes për programin qeverisës nuk kemi mundur t’ia bashkangjesim edhe atë për ndarjen e përgjegjësive. Oferta ime e parmbrëmshme u refuzua dje”, tha Kurti.