VIDEO - Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me listë të përbashkët

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe udhëheqja e iniciativës “Guxo”, Vjosa Osmani sot ka njoftuar se do t’i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit..

“Urdhëro zotëri Kryeministër”, i tha Osmani-Kurti, kur ia dha fjalën.

Në konferencën ku u zyrtarizua bashkëpunimi, Kurti tha se Kosova ka nevojë për një kryeministër të ri si dhe presidente të re.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti tha se me Osmanin kanë nënshkruar marrëveshjen për të ardhmen më të mirë të Kosovës.

“Do të na gjeni të në njëjtin vend për të njëjtin qëllim. Sapo nënshkruam marrëveshjen për një shtet me drejtësi e pa korrupsion. Me shëndetësi e arsim për të gjithë qytetarët. Në fushatën zgjedhore do të jemi bashkë. Me 16 janar e dorëzojmë listën. Viti 2020 ka treguar se vendi ka nevojë për kryeministër te ri e presidente të re. Në këto zgjedhje duhet ta legjitimojmë këtë”, tha ai.

Ndërkaq, Osmani theksoi se marrëveshja që kanë arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

“Nga tempulli i demokracisë ju njoftojmë për bashkëpunimin tonë. Ky bashkëpunim shkon përtej një liste zgjedhore. Kjo që është arritur sot shkon përtej emrave individual e përtej çdo ideologjie. Sot dhe për 4 vitet në vijim e përtej këtyre 3 viteve ne do te angazhohemi për mirëqenien e secilit për ju, rimëkëmbje ekonomike, për mjedisin etj. Do te sigurojmë kushtetutshmërinë e Kosovës. Për një Kosovë ku secili mund te siguroj një jetë të dinjitetshëm”, tha ajo.

Osmani shtoi se Kosova ka nevojë për një kryeministër përballë korrupsionit e krimit të organizuar.

“ Që e vendos interesin e qytetarit para çdo interesi tjetër. Do të punojmë në frymën e asaj çka përfaqësuan Skënderbeu, Ibrahim Rugova, familja Jashari, e te gjithë dëshmorët e martirët që dhanë jetën për ma të dashurit tanë”, shtoi ajo.