VIDEO – Alarm për shpërthim, njësia K-9 e Policisë futet në shkollën, ‘Xhevdet Doda’

Njësia K-9, e njohur si njësia manovruese me qen të stërvitur e Policisë së Kosovës është parë në shkollën ‘Xhevdet Doda’ në kryeqytet pas alarmit për shpërthim.

Forcat e rendit kanë konfirmuar për KALLXO.com se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

Ndërkohe që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin shkollës ndërsa specialistët e policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën.

Në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Alarm për shpërthim në shkollën, ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë (VIDEO)