VIDEO - Aksioni i Specialëve kundër të dyshuarve për ryshfet me ndërtimet në Brezovicë

Kallxo.com ju sjellë pamje ekskluzive nga aksioni i Njësive Speciale mëngjesin e sotëm në Shtërpcë.

Aksioni i cili po udhëhiqet nga Prokuroria e Ferizajt, ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Ky aksion sipas vet kryeprokurorit të Ferizajt Shukri Jashari, është ndër më të mëdhenjtë në luftën kundër korrupsionit.

Deri më tani siç merr vesh KALLXO.com nga vendi i ngjarjes janë bastisur mbi dhjetë lokacione, prone dhe shtëpi të ish-kryetarit të Shtërpcës dhe të zyrtarëve tjerë të lartë të Listës Serbe.

Ai ka konfirmuar se aksioni është duke u zhvilluar ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion dhe ryshfet.

Pamje – Krimet me ndërtime në Brezovicë, aksion i gjerë Njësive Speciale në Shtërpcë