Foto ilustruese nga bastisjet e policise Foto: KALLXO.com

VIDEO: Aksioni i Policisë në pikat e lojërave të fatit në Gjakovë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte shfaqi pamje të aksionit të rreth 100 pjesëtareve të Policisë së Kosovës në qytetin e Gjakovës.

Cak i aksionit ishin lokalet të cilat ushtronin veprimtari ilegale të lojërave të fatit.

Këto aksione erdhën pas një hulumtimi disa javor të ekipeve të “Drejtësia në Kosovë” në rajonin e Gjakovës.

Reportazhi i sotëm me xhirime të kamerave të fshehta solli të dhënat për funksionimin e skemës së basteve në Gjakovë dhe pamjet e aksionit të Policisë.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni emisionin e plotë “Krimi me Baste”.